Loading...

Fillimisht, marinoni fileton e pulës me 1/2 lugë gjelle veget. Lëreni të marinohet për disa minuta ndërsa përgatisni perimet.

Vendosni mishin e marinuar të skuqet në një tigan në zjarr mesatar. Skuqeni derisa të marrë ngjyrë të artë dhe të jetë gatuar plotësisht. Më pas, hiqeni nga tigani dhe lëreni mënjanë.

Ndërkohë, grini qepën në blender dhe prisni imët specat e kuq dhe jeshil. Shtojini qepën dhe specat në të njëjtin tigan ku skuqët pulën (nëse ka mbetur pak yndyrë) ose shtoni pak vaj ulliri. Skuqini së bashku derisa të zbuten plotësisht.

Pasi perimet të jenë zbutur, shtoni kërpudhat në tigan dhe vazhdoni skuqjen derisa të jenë gatuar dhe të kenë lëshuar ujin e tyre.

Në të njëjtën kohë, vendosni makaronat të ziejnë në një tenxhere të madhe me ujë të kripur, sipas udhëzimeve në paketim.

Pasi kërpudhat dhe perimet të jenë gati, shtoni 400 ml panë për gatim në tigan. Më pas, merrni një garuzhde ujë nga makaronat e ziera dhe shtojeni në salcë. Hidhni 1 lugë mesatare kripë (ose sipas shijes) dhe përziejini mirë të gjitha bashkë.

Lëreni salcën të ziejë lehtë për 5-10 minuta, duke e përzier herë pas here, derisa të bëhet kremoze dhe e trashë.

Kulloni makaronat e ziera. Shërbejini makaronat në pjata individuale. Sipër tyre shtoni salcën kremoze me perime dhe copat e mishit të pulës të skuqur. Ju bëftë mirë!